80 zëvendësministrat i raportojnë Haradinajt nesër në 07:00 të mëngjesit

Aktuale May 13, 2018 - 16:51
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Rreth 80 zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës nesër do ta kenë një ditë të vështirë, shkruan “Zeri.info”.

Për herë të para ata do të raportojnë para kryeministrit Ramush Haradinaj.

Përmes një njoftimi për media, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se takimi do të fillojë në orën 07:00 të mëngjesit të ditës së nesërme në ndërtesën e Qeverisë, raporton “Zeri.info”.

“Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune zëvendësministrat në Qeverinë e Kosovës”, thuhet një njoftim.

Kujtojmë se ky është raportimi i parë që zëvendësministrat i bëjnë kreut të ekzekutivit. /ZËRI/