Shpend Ahmeti flet lidhur me hetimet nga Prokuroria

Aktuale May 11, 2018 - 13:58
E Fundit

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili sapo është zgjedhur kryetar i partisë së riformuar, Socialdemokrate, (PSD), ka folur rreth hetimeve të Prokurorisë së Shtetit ndaj tij, lidhur me punësimet partiake në Komunën e Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se nuk është i informuar për asnjë hetim që është duke e bërë Prokuroria e Shtetit.

LEXO EDHE: Prokuroria Speciale po e heton Shpend Ahmetin

“S’ka kurfarë hetimi ndaj meje, nuk jam tu e ditë, nuk po e di vetëm nëse është i vitit të kaluar që i kanë dërguar partitë, ata kanë dërguar një numër të madh kallëzimeve, që kanë qenë vitin e kaluar, unë jam intervistuar disa herë por jo si i dyshuar”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

 Ndërsa zëdhënësi në Prokurorinë e Shtetit, Ekrem Lutfiu ka thënë se rasti me kryetarin e Komunës së Prishtinës është në fazën preliminare të hetimeve.“Rasti i Shpend Ahmeti lidhur me punësimet  në Komunën e Prishtinës, është në fazën e hetimeve preliminare”, ka thënë shkurt Lutfiu.

Në gusht të vitit të kaluar Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) dega në Prishtinë, kishte bërë kallëzim penal ndaj Shpend Ahmetit dhe disa drejtorëve komunale.