Haradinaj: Integrimi i Kosovës në BE është i paalternativë

Aktuale May 09, 2018 - 22:29
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka identitet evropian dhe i përket familjes së madhe evropiane.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se, beson fuqishëm në vlerat e përbashkëta evropiane dhe se integrimi i Kosovës në BE është i paalternativë.

"Ne kemi identitet e orientim të qartë europian dhe i përkasim kësaj familjeje të madhe, të cilën e përjetojmë si ndjenjë shprese për paqe e prosperitet", ka shkruar Haradinaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook".

Nëpërmjet rrjetit social, kryeministri ka uruar edhe dramaturgun Jeton Neziraj, për çmimin ‘Europiani i Vitit’.

Postimi i plotë i Haradinajt: 

Besojmë fuqishëm në vlerat e përbashkëta europiane dhe integrimi në BE i vendit tonë është i paalternativë.

Ne kemi identitet e orientim të qartë europian dhe i përkasim kësaj familjeje të madhe, të cilën e përjetojmë si ndjenjë shprese për paqe e prosperitet.

Urime dramaturgut, Jeton Neziraj, për çmimin "Europiani i Vitit" për promovim të vlerave europiane në Kosovë!