Thaçi: Me vizionin e Merkelit, Kosova ka perspektivë të qartë evropiane (FOTO)

Aktuale May 09, 2018 - 21:52
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të kancelares, Angela Merkel, sot ka takuar këtë të fundit, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Hashim Thaçi darkon në restorantin e Fatos Xhafollit në Berlin (FOTO & VIDEO)

Pas takimit me kancelarin gjermane Angela Merkel, presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se, me vizionin dhe lidershipinin e Merkelit, Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane, përcjell “Zeri.info”.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Thaçi ka thënë se, Merkel mbetet shpresë për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Kosova është më fat që ka miq dhe aleatë si Gjermania, e cila na ka përkrahur në periudhat më të vështira historike, në jetësimin e aspiratës për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe në integrimet euroatlantike”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi pa ndërhyrje:

Sapo përfundova një takim shumë përmbajtjesor me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Me vizionin dhe lidershipin e saj, Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane.

Merkel mbetet shpresë për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE, si kornizë e vetme e modernizimit të shoqërisë, demokratizimit, zhvillimit ekonomik dhe fqinjësisë së mirë.

Kosova është më fat që ka miq dhe aleatë si Gjermania, e cila na ka përkrahur në periudhat më të vështira historike, në jetësimin e aspiratës për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe në integrimet euroatlantike.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image