Thaçi flet pas takimit me Merkelin

Aktuale May 09, 2018 - 19:02
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për media, pas takimit të mbyllur me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Thaçi ka pohuar se takimi ishte i shkëlqyer dhe se Merkel mbetet kyçe dhe Kosova beson në mbështetjen e saj dhe lehtësimin qe ajo do ta bëjë në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Ishte një takim i shkëlqyer, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Kosovës”, pohoi Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Kishte mbështetje të fuqishme për progresin e Kosovës dhe përpjekjet e institucioneve të vendit për realizimin e kritereve të nevojshme për liberalizimin e vizave”.

LEXO EDHE: Merkel i përmend Thaçit nevojën për luftim të krimit dhe korrupsionit

“Gjithashtu diskutuam edhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimit tregtar mes dy vendeve. Kishte konstatim se raportet tona kanë qenë, janë dhe do mbesin të shkëlqyera në të gjitha sferat”.

“Gjermania ka qenë gjithmonë mbështetëse e jashtëzakonshme. Shoh një fokusim të fuqishëm të Merkel në proceset e Kosovës dhe të rajonit për të ardhmen europiane”.

“Për Kosovën do ketë vetëm lëvizje përpara dhe në asnjë rrethanë kthim prapa”.