Liburn Aliu tregon se çfarë do të thotë 'logo në stilin buqkurush'

Aktuale May 09, 2018 - 12:36
Lexo detajet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu i është kundërpërgjigjur deputetit të PSD-së, Fisnik Ismaili, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook tha se “Liburn Aliu nuk errë në këto punë”, pas kritikave për logon e partisë së re që kishte lëshuar Aliu.

Nëpërmjet një postimi, dje Aliu kishte shkruar se logoja e PSD-së është në “stilin buqkurush”.

Sot ai ka shpjeguar se çfarë do të thotë ky term.

“Buqkurush në burgun e Lipjanit në vitin 1997, i thonim gjellës që na e servonin shpesh në darkë, e që nuk ishte asgjë pos një përzierje me mbetjet e gjellërave të pangrëna”, ka shkruar Aliu.