Thaçi nga Berlini: Roli i Gjermanisë në proceset e Kosovës është përcaktues

Aktuale May 08, 2018 - 12:38
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sapo ka arritur në Gjermani, raporton “Zeri.info”.

Thaçi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se sapo ka arritur në kryeqytetin gjerman, Berlin.

Ai ka thënë se kjo vizitë e tij në Gjermani është bërë me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe se me të do të bisedoj për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, për perspektivën evropiane dhe dialogun me Serbinë, raporton “Zeri.info”.

Sipas presidentit Thaçi, roli i Gjermanisë në këto procese është përcaktues. /ZËRI/

Postimi i plotë i Thaçit:
 

Sapo kam arritur në Berlin, me ftesë të kancelares Angela Merkel.

Gjermania ka qenë gjithmonë mbështetëse e rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

Me kancelaren Merkel nesër do të bisedojmë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, për perspektivën evropiane dhe dialogun me Serbinë.

Roli i saj në këto procese është përcaktues.

Kosova do të jetë e përgjegjshme në procesin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare. HTH