Haradinaj: BE-ja nuk e bën për inat, po vet është ashtu (VIDEO)

Aktuale May 08, 2018 - 12:15
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndryshe nga kryeparlamentari Kadri Veseli, shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova dhe ministrja Dhurata Hoxha, në një diskutim për integrimin e Kosovës në BE shfaqi një këndvështrim më ndryshe nga ta, duke thënë se Evropa nuk është aq entuziaste për zgjerim raporton "Zeri.info".

“Evropa është pak skeptike në zgjerim, skepticizmin nuk e ka të lidhur direkt me Kosovën por i ka shqetësimet për çështjet e veta të brendëshme. Njëkohësisht Kosovën nuk e ka njohur as Serbia fqinje dhe nuk na kanë njohur as 5 vende të BE-së prandaj për Brukselin është pak më i vështirë partneriteti me Kosovën”, tha Haradinaj në diskutimin me të rinjtë e Kosovës për integrimin e Kosovës në BE.

Ai tha edhe se raporti mes Kosovës dhe BE-së vitin e fundit është rregulluar ndryshe nga ai siç ka qenë viteve të kaluara.

Haradinaj mes tjerash tha edhe se Kosova shumë shpejt do të marr liberalizimin e vizave.

LEXO EDHE: Apostolova: Të rinjtë e Kosovës janë e ardhmja e vendit (VIDEO)

“Kur të jemi anëtar të BE-së prapë vazhdon gara mes ekonomive të vendeve si dhe fusha tjera, por deri në BE kemi një rrugë të gjatë. Nuk është larg kjo ditë, koha po shkon shpejt këtë vit besoj se do të marrim lajmin e mirë sepse e meritojmë", tha Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Ai po ashtu foli edhe për atë që Kosova nuk duhet të bëjë me qëllim që të ketë përkrahjen e BE-së.

“Ne nuk guxojmë me ua rrit evropianëve skepticizmin e tyre, Evropa nuk e kanë për inat por vet janë ashtu. Për shembull ne nuk guxojmë me shkua në asnjë drejtim që nuk respekton të drejtat gjinore, mediat, liritë fetare etj", theksoi Haradinaj. /ZËRI/