Haradinaj thotë se s’ka problem me asnjë ministër: Të gjithë po punojnë

Aktuale May 07, 2018 - 22:00
Detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë në Zona B në Klan Kosova se është i kënaqur me punën e ministrave dhe zëvendësministrave të tij.

Ka thënë se të gjithë po punojnë në sektorët e tyre.

“I kemi marrë raportet e punës dhe shumica e tyre janë në rregull, do ta kemi edhe një takim të ballafaqimit, por janë angazhuar me të vërtetë”, ka thënë Haradinaj.

“Puna brenda qeverisë është korrekte, s’kam probleme me asnjë nga ministrat, përveç Listës Serbe që kam një marrëdhënie tjetër”

LEXO EDHE: Haradinaj për PTK-në: Ulja e pagave e nevojshme që ta shpëtojmë nga bankroti

“Një pjesë të punës e monitoroj unë dhe në pjesën si kryetar qeverie nuk kam vërejtur diçka gabim, por nuk mund të jem në dijeni për të gjithë në gjithë kohen”.

Ai ka pohuar se numrat e pakët në parlament, nuk e kanë pamundësuar punën e qeverisë.

“Nuk mburrem për numrin e deputetëve që i kam në parlament, por kjo qeveri është prej të rrallave me dinamikën e temave. Numri i vogël nuk na ka penguar për të kryer punë”.