Haradinaj merr pjesë në tryezën politike të thirrur nga Kadri Veseli

Aktuale May 07, 2018 - 21:06
Ja kush tjetër do të marrë pjesë në këtë tryezë

Nesër, në orën 13:00, Kadri Veseli pret kryetarët dhe përfaqësuesit e partive politike në kuadër të takimeve që janë duke vazhduar që nga java e kaluar kur Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte thirrur tryezën për gjetje të konsensusit për tema të mëdha.

Në agjendën e kryeministrit Ramush Haradinaj për nesër, shihet se shefi i Qeverisë ka ndarë kohën për të marrë pjesë në këtë takim.

LEXO EDHE: Veseli tregon se kur do të liberalizohen vizat

LDK dhe Vetëvendosje e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë tryezë politike, mirëpo nuk do të përfaqësohen nga kryetarët e partive.

Nga Vetëvendosje i pranishëm do të jetë shefi i Grupit Parlamentar të VV'së, Glauk Konjufca, ndërsa LDK'ja do të përfaqësohet me njërin nga nënkryetarët.