Veseli tregon se kur do të liberalizohen vizat

Aktuale May 07, 2018 - 20:56
E Fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se qytetarët shumë shpejt do të marrin lajmin për liberalizimin e vizave.

Komentet i bëri pas takimit me disa eurodeputetë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë.

“Qytetarët e Kosovës do të marrin shpejt lajmin për liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar kriteret për këtë dhe nga Bashkimi Evropian ka sinjale shumë pozitive”, shkroi Veseli në Facebook.

LEXO EDHE: Nesër mblidhen partitë, kësaj radhe me ftesë të Veselit

“Në takim me eurodeputetët, që po qëndrojnë në Kosovë për të parë reformat që po kryen Kosova për agjendën e integrimeve, vlerësuam se ka progres të ndjeshëm dhe se do të ketë koordinim të vazhdueshëm që vendi ynë të arrijë standardet më të larta të demokracisë”, tha ai.