Dardan Sejdiu dërgon ftesat për Kuvendin e Partisë Socialdemokrate

Aktuale May 07, 2018 - 10:41
Lexoni më shumë detaje

Gazeta “Zëri” ditë më parë ka raportuar se më 9 maj në Ditën e Evropës do të ndodhë shkrirja e Grupit të Deputetëve të Pavarur në Partinë Socialdemokrate (PSD).

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kryetari aktual i Partisë Socialdemokrate, Bajram Kelmendi.

LEXO EDHE: Ahmeti ose Ymeri në krye të PSD-së

“Është mbledhja e Kuvendit Zgjedhor do mbahet më 9 maj... Kemi bërë një marrëveshje me Grupin e Deputetëve të Pavarur, e kemi nënshkruar dhe e kemi bërë formale. Ata do t’i bashkohen Partisë Socialdemokrate, pra 12 deputetë të pavarur me një numër të simpatizantëve të tyre”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Përveç kësaj, shefi i GDP-së, Dardan Sejdiu tashmë ka dërguar ftesa për Kuvendin e Partisë Socialdemokrate (PSD) që do të mbahet të mërkurën nga ora 17:00

Kështu përveç 12 deputetëve nga radhët e GDP-së, në Partinë Socialdemokrate pritet të anëtarësohen edhe ish-aktivistë tjerë të Vetëvendosjes. /Zëri/

Image