Vuçiq: Autoritetet kosovare dinë më shumë sesa që thonë për vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale May 07, 2018 - 09:57
Lexoni më shumë detaje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është i bindur se e vërteta rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit do të njihet.

Vuçiq ka thënë se ka ‘indikacione të ndryshme dhe të çuditshme’ rreth rastit por kjo ka mbetur tek organet kompetente.

Gjatë një interviste për ‘Kurir’, presidenti serb ka deklaruar se kur një krim ndodhë gjithmonë është e rëndësishme që hetimet të fillojnë nga motivi, përcjell lajmi.net.

“Pra pyetja ime është – cili mund të jetë motivi? Është thënë se vrasjen e kanë kryer serbët por asgjë s’është konfirmuar”.

LEXO EDHE: Vuçiq: Zgjidhja me Kosovën do të jetë edhe fundi im në politikë

“Nuk i kemi xhirimet satelitore që t’i kontrollojmë. Sikur t’i kishim do të vërtetonim gjithçka”, pretendon Vuçiq dhe thotë se do të kishin parë se ku gjenden personat të cilët e kanë djegur veturën dhe në cilin drejtim janë larguar.

“Shërbimet tona kanë indikacione të ndryshme në kërkim të provave por gjërat mund të mbesim përgjithmonë të pazbuluara pasi janë në duar të shqiptarëve që nga fillimi deri në fund”, ka deklaruar Vuçiq.

Vuçiq ka theksuar se janë disa faktorë të përfshirë në krim dhe ka shtuar se autoritetet kosovare kanë më shumë njohuri rreth rastit por nuk i kanë bërë të ditura.