Serwer tregon se a do të jetë Asociacioni sikurse në Bosnjë

Aktuale May 05, 2018 - 22:53
Lexo detajet

Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe duhet të ketë garanci që të mos bllokohet funksionimi i shtetit të Kosovës, thotë analisti Daniel Serwer në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Kompetencat e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB duhet të jenë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, thotë analisti i çështjeve të Ballkanit.

“Është e vështirë të parashikohet. Por, sigurisht çështja e Bashkësisë së Komunave Serbe është një çështje për të cilën mund të bëhen kompromise. Tashmë është bërë kompromis me Gjykatën e Posaçme, por mund të ketë kompromise të mëtejshme në disa aspekte të tjera. Nëse njerëzit shpallen fajtor, ata duhet të shkojnë në Hagë për të mbrojtur veten. Unë mendoj që komuniteti ndërkombëtar do të dëshironte të vazhdonte praninë e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve në Kosovë për një kohë më të gjatë, madje edhe nëse EULEX-i nuk do të ishte atje. Mendoj se një prani ndërkombëtare në sistemin e drejtësisë do të ishte i dëshirueshëm, edhe për banorët e Kosovës”, ka thënë Serwe.

Ai ka folur për mundësinë që krijimi i Asocicionit të komunave me shumicë serbe, të bëhet në mënyrën e njëjtë si ishte bërë në Bosnje.

“Rreziku real është shndërimi i Bashkësisë së Komunave Serbe në një agjenci ekzekutive me kontroll mbi një gamë të gjërë të funksioneve, jo vetëm administrative, por edhe politike brenda Kosovës, në të njejtën mënyrë siç është bërë Republika Serbe një kërcënim për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjes. Kjo ka më pak të ngjarë të ndodh në Kosovë. Kosova ka një kushtetutë më të mirë se sa Bosnja, sepse amerikanët e kishin kuptuar se kishin bërë disa gabime në Bosnje”, ka thënë Serwer.