Tahiri: Kosova e ka plotësuar kushtin e fundit për liberalizimin e vizave

Aktuale May 05, 2018 - 17:14
Lexo detajet

Këtë javë në Kosovë ka qëndruar ekipi vlerësues i Bashkimit Evropian për të grumbulluar të dhëna nëse është plotësuar kushti i fundit për liberalizimin e vizave, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri pas takimit me ekipin e BE-së ka thënë për se Kosova e ka plotësuar kushtin e fundit për liberalizimin e vizave, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ministri Tahiri është optimist se qytetarët e vendit do të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen ne fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm./21Media