Hoti tregon a do të marrë pjesë LDK-ja në tryezën e PDK-së

Aktuale May 04, 2018 - 11:20
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se partia e tij do të marrë pjesë në tryezën e të martës të thirrur nga PDK-ja, raporton "Zëri.info".

"Këto tryeza i kemi nisur vet, dhe aty do të paraqesim qëndrimet tona që kjo është qeveri e pakicës dhe si e tillë nuk mund ta udhëheq vendin. Tryeza e të martës e thirrur nga PDK-ja është bërë me qëllim që të arrihet të konkretizohen temat që ne i kemi nisur në tryezën e thirrur nga LDK-ja", tha Hoti.

Por pavarësisht se ai e konfirmoi pjesëmarrjen në këtë tryezë, ai tha se Qeveria aktuale është e papërgjegjshme karshi interesave të vendit.

"Vlerësojmë qe të gjitha forcat politike të vendit duhet të vetëdijesohen. Kuvendi është bërë jofunksional. Keni dëgjuar edhe një marifet të ri që Pozita kushtëzon opozitën me votimin e çështjeve në Kuvend. Kuvendi nuk është duke u respektuar nga Qeveria sepse ata vazhdimisht mungojnë në seanca", theksoi Hoti në konferencën javore të LDK-së./Zeri