Ajri i ndotur në Prishtinë, Haradinaj tregon masat e ndërmarra

Aktuale May 03, 2018 - 12:56
Lexo detajet

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar në ndërtesën e Qeverisë me Monika Kosinskan, që përfaqëson një delegacion të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në një njoftim, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur që delegacioni i Zyrës Regjionale për Evropë në kuadër të OBSH-së kanë biseduar me kryeministrin për mundësitë që Prishtina të bëhet pjesë e rrjetit ndërkombëtar të Qyteteve të Shëndetshme.

Më poshtë njoftimi i plotë nga Qeveria:

Ndotja e ajrit që arriti kulmin në dimrin që lamë pas, ishte moment alarmues për të cilin si Qeveri, kemi ndërmarrë menjëherë masa, duke nisur planifikimin për një strategji afatgjate.

Sot prita në takim delegacionin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Zyra Regjionale për Evropë, të kryesuar nga Monika Kosinska, ku u dakorduam që bashkë të punojmë që Prishtina dhe qytete të tjera të bëhen pjesë e rrjetit ndërkombëtarë të Qyteteve të Shëndetshme.

Ky koncept, nënkupton përmirësimin e jetës së qytetarit, duke krijuar strategji afatgjate dhe duke përfshirë të gjitha aspektet jetësore.

Qeveria do ta mbështesë këtë nismë dhe çdo iniciativë tjetër që e përmirëson mirëqenien tonë.

Image 
Image