Përsëri ‘përplasen’ në Kuvend Haliti e Qunit për 8 milionëshin (VIDEO)

Aktuale May 03, 2018 - 12:02
Lexoni më shumë detaje

Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti ka hapur sërish çështjen e  8 milion markave për të cilat deputeti Anton Quni kishte deklaruar që Haliti i kishte marrë nga FARK-u, raporton "Zeri.info".

Ai tha se mediat e kane keqpërdorur këtë deklaratë.

Por atij i është përgjigjur deputeti Anton Quni duke u shfaqur i habitur pse Haliti po shpreh nervoz ende për këtë punë.

“Nuk e kuptoj pse e shfaqni ketë nervoz”, tha Quni.

Mirëpo Haliti tha se portalet po i nxit Aton Quni me dokumentet qe po i prezanton.

“Unë e shfaqa sepse po i shoh portalet qe thonë se Anton Quni tregoi dokumentin ku dëshmon që Xhavit Haliti i mori 8 milion marka”, tha Haliti, raporton "Zeri.info".

Kurse Quni tha se “ju i keni te gjitha dëshmitë për te cilat behet fjale. Nuk kam arritur te siguroj te gjitha por janë vula e Ministrisë se Mbrojtjes”.

Atij ia ndërpreu fjalën Haliti i cili e pyeti se a ka dokument për 8 milion markat.

“Lej vulat lej përrallat a janë 8 milion marka”, tha ai.

Por Quni tha se janë më shumë se 8 milion. Ai madje akuzoi Halitin për kërcënim dhe dhunim te civilëve në atë kohë.

“Janë me shume se 8 milion marka. Unë nuk jam ne stacionin policor qe te iu përgjigjem siç keni qef por kujtoni qe ende jemi ne kohen 99 kur keni marre ne pyetje njerëz i keni kërcënuar dhe dhunuar por jo jeni ne parlament”, tha Quni, raporton "Zeri.info".

Por Haliti iu kundërpërgjigj duke i thënë se asnjëherë nuk ka kërcënuar dhe dhunuar asnjë qytetarë të vetëm.

“Ne qofte se del një shqiptar qe e kam kërcënuar shantazhuar dhe dhunuar unë s’kisha nëjtë këtu s’kam rreh kërkon s’kam vra kërkon. Por ti sot edhe atë dite ke gënjyer unë nuk kam nënshkruar dokument ne raport me Qeverinë e Kosovës. Gjithçka qe kemi nënshkrua mendoj qe kam bere mire. Si duket mediat janë te interesuara jo me krijuar debat por me hap tjera çështje. Unë jam i interesuar që të merremi vesh bashke për gjithçka. Kontributi është i te gjithëve. Te gjithë kemi gabime dhe te meta por dua te them se unë nuk kam nënshkruar 8 milion marka”, ka thënë ai.

Ndërkaq Quni tha se “me vjen mire po reflektoni. Unë i kam dorëzuar disa dokumente. Ju i kërkuat disa dëshmi dhe unë i solla”. /ZËRI/