Haradinaj: Komisioni shtetëror ka filluar punën për korrigjimin e gabimeve për Demarkacionin

Aktuale May 03, 2018 - 11:41
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur rreth marrëveshjes se  demarkacionit me Malin e Zi që u ratifikua me Kuvendin e Kosovës bashkë me marrëveshjen e presidentit te Kosovës dhe atij të Malit e Zi (që të i rikthen korrigjimit te gabimeve të mundshme nga kjo marrëveshje), ku tha se komisioni vetëm ka filluar punën për korrigjimin e gabimeve në këtë marrëveshje, raporton "Zeri.info".

Ai tha se shumë shpejt do të bëhen publike të gjeturat e reja të komisionit shtetëror për mbikëqyrjen e kufirit. 

“Kemi ndërmarre disa veprime. E para komisioni shtetëror ka përgatit një baze te koordinatave në baze të cilave synohet korrigjimi që ne nivelin politik të informohen autoritetet e Malit te Zi për korrigjim ne dy drejtimet ne Çakorr dhe Kulle. Veprimet tjera janë krijimi i trupave veç e veç qe duhet te fillojë tani dhe duhet të jemi të kujdesshëm me çdo të dhënë dhe koordinatë. Për interes te gjithëve do te ndodhe publikimi zyrtar i të gjeturave te komisionit tone dhe ka filluar puna rreth korrigjimit dhe ne te ardhmen komisioni do te raportoje ne lidhje me te gjeturat e tyre”, ka thënë ai. /ZËRI/