“Përplasen” në Kuvend Haradinaj e Selmanaj

Aktuale May 03, 2018 - 11:27
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Kryeministri Haradinaj i pyetur nga deputeti i LDK-së Driton Selmanaj nëse është në dijeni që presidenti Hashim Thaçi po negocion me palën serbe për territor dhe çështje tjera tha se nuk është në dijeni që ka biseda për ndarje të territorit, raporton "Zeri.info".

Ai ka thënë se bisedimet me Serbinë janë çështje e ndjeshme dhe për këtë arsye platforma për dialog ka ardhur në Kuvend dhe tani nuk është e kryeministrit por e Kuvendit. 

“Kemi konsulta të rregullta me presidentin dhe jam interesuar për agjendën e dialogut nuk kam dijeni se ka pas biseda për ndarje. Me është përmend ndarja prej vendimmarrësve por me shume si ide qe mund te burojë nga Serbia. Qëndrimet e mia janë të qarta që është rikthim në tragjedi dhe nuk e kam ndryshuar këtë qëndrim. Kur komunikoj në intervista nuk e kam hallin e juaj. I kisha lut partitë politike që te mos nxitohen me mire me pa materien se me marrë vesh prej dikujt arsyeja pse kemi sjelle platformën për dialog e cila nuk është e imja por e juaja”, ka thënë ai, raporton "Zeri.info". 

Atij i është përgjigjur Selmanaj i cili tha se “Kryeministri ka mandat që të sjellë platformën e dialogut dhe ajo është e juaja e jo e jona. Mos po hekë dorë nga mandati kushtetues nga dilema qe keni”, tha ai. 

Por Haradinaj ka këmbëngulur që platforma për dialog duhet t’i takojë Kuvendit.

“Mund të duket ashtu por mund të duket e kundërta. Unë po ua jap dorën atyre që u takon e që jeni ju. Ju e keni platformën dhe merreni si tuajën”, ka përfunduar ai. /ZËRI/