Selimi: E papranueshme që policët të mos kenë sigurim (VIDEO)

Aktuale May 03, 2018 - 11:03
Lexoni më shumë detaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, gjatë seancës së Kuvendit ka shprehur shqetësimin për zhdukjen e dy policëve tash e disa ditë, raporton “Zeri.info”.

Ai ka thënë se ky rast ka treguar që nuk ka pasur përgatitje të mjaftueshme për andaj ka kërkuar hartimin e një plani për përgatitje për raste të tilla emergjente.

“Duke qenë pranë shqetësimit edhe VV shpreh shqetësim për këta dy policë. Ne nuk duam të përqendrohemi në enigma të ngritura lidhur me zhdukjen e tyre por kërkojmë nga organet e drejtësisë. Përderisa sot është dita e 6 dhe ka munguar një koordinim. Kërkojmë që të hartohet një plan qe do të hartonte dhe koordinonte institucionet dhe zhytësit që të jemi të koordinuar për situata të tilla. Duhet të jemi më të përgatitur për situata të tilla. Dua të fillojmë hartimin e një plani për emergjencat në terren. Duhet sigurimi jetësor për policët e Kosovës. Është e pa pranueshme që policet ende nuk kanë sigurim”, ka thënë ai. /ZËRI/