Haradinaj jep informacione për aksidentin e ndodhur në Serbi

Aktuale May 02, 2018 - 14:04
Lexo detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me aksidentin e ndodhur në mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Kurshumli të një autobusi që udhëtonte nga Lubjana e Sllovenisë për në Kosovë në të cilin kishte edhe udhëtarë nga Kosova, transmeton “Zëri.info”.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se është duke e përcjellë gjendjen e udhëtarëve të cilët kanë pësuar nga ky aksident.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sapo u informova nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, për aksidentin e autobusit në Serbi, me udhëtarë nga Kosova.

Nga zotëri Sadiku u informova që dy udhëtarë janë hospitalizuar dhe janë jashtë rrezikut për jetë, kurse te tjerët nuk kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor. Do të vazhdojmë ta përcjellim në çdo moment gjendjen e qytetarëve tanë, por edhe të udhëtarëve tjerë.

RH