Ymeri e Gorani paraqitën Deklaratën e Parimeve

Aktuale May 01, 2018 - 14:26
Detajet

Deputeti nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, Visar Ymeri tha se në Deklaratën e Parime kanë përmbledhur parimet që ky grup i sheh si të domosdoshme për ndryshim në shoqëri. Ymeri tha se angazhohen për një sistem politik e ekonomik që garanton drejtësi e barazi, raporton “Zeri.info”.

 Ai më tej tha se vlerësojnë se popullit të Kosovës i takon e drejta për vetëvendosje dhe se referendumi është mjet për përcaktimin e popullit.

LEXO EDHE: Deklarata e parimeve të partisë së re

"Qëllim i yni është shpërndarja e pushtetit, mbështetjen e kreativitetit, mbështetjen e qytetarëve, shpërndarjen e të mira. Në këtë drejtim ne do të punojmë me qytetarin", deklaroi Ymeri.

Kurse deputeti tjetër, Dukagjini Gorani tha se në këtë deklaratë ata angazhohen për një republikë qytetare duke e promovuar bashkimin shoqëror.

"Duke respektuar vlerat qytetare e barazinë sociale eliminojnë cdo paragjykim dhe eliminojmë pabarazinë", tha Gorani.

Ai po ashtu tha se janë të përkushtuar për republikë laike ku respektohet e drejta e besimit.

"Përkrahim të drejtën e qytetarit për ta përcaktuar të drejtën e qeverisjes... Do përkushtohemi veçanërisht në qeverisjen efikase lokale... konsiderojmë se sistemi aktual siç njihet me vende të rezervuara nuk garanton efikasitet pasi paraqet pengesë", deklaroi më tej Gorani.

 Deputeti i GDP-së po ashtu tha se angazhohen për reformë zgjedhore.

Deputeti Visar Ymeri ka thënë se ende nuk kanë vendosur për çështjen e emrit të subjektit të ri politik.

"Në të ardhmen do të vendosim, kemi disa opsione por ende nuk kemi vendosur", deklaroi Ymeri. Ai po ashtu tha se bashkëpunimi me  Lëvizjen Vetëvendosje të cilës i takonin është i mundshëm nëse pajtohen për çështjet e caktuara dhe për mënyrën e veprimit. /ZERI