Abdixhiku: PDK dhe VV kanë konvergjuar idenë e LDK-së për Kosovën shtet të pavarur

Aktuale April 30, 2018 - 22:18
Detajet

Deputeti nga LDK-së Lumir Abdixhiku, ka thënë se trashëgimia politike e kësaj partie tejakon nuancat partiake.

“LDK nuk i ka lënë trashëgimi një partie, por ka lënë idenë më stabile më të realizueshme të shqiptarëve që kanë jetuar në Kosovë, që është: Kosova, shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë Abdixhiku, njofton Klan Kosova.

“Kjo nuk është vetëm postulat i kohës, por është ide. Koha ka dëshmuar se ideja e Ibrahim Rugovës me shokë e viteve të 90-ta ka qenë më e qëndrueshmja, ide e cila është konvergjuar”.

LEXO EDHE: Dilema e partive politike – reformat pastaj zgjedhjet

“Edhe PDK dhe Vetëvendosje kanë konvergjuar idenë se ‘Kosova shtet i pavarur dhe sovran’ është zgjidhje e qëndrueshme”, tha ai.

Abdixhiku ka thënë se edhe UÇK dhe intervenimi i NATO-së janë afruar në idenë për Kosovën shtet.

“Kur flasim për trashëgiminë e Rugovës, flasim për shtetin e Kosovës”.

“LDK ka gjeneruar një ide, nuk është vetëm platformë zgjedhore dhe ide e cila ka ndjekës, sikur unë, që në vitet e 90-ta kanë qenë fëmijë. Përmasat e këtij projekti kurdo që analizohen do të madhështohen. LDK nuk thirret siç thirret Hashim Thaçi, “një t’ju çliroj, ja ju çlirova dhe ju duhet të më jeni falënderues përjetësisht. LDK e sheh këtë projekt (Kosovën) si pjesë të lëvizjes gjithqyterare”, tha Abdixhiku.