Reshitaj e pikëlluar për zhdukjen e policëve, mbështet ata që po i kërkojnë

Aktuale April 29, 2018 - 21:52
Lexo detajet

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë Albena Reshitaj, përmes një postimi në rrjetin e saj social “Facebook”, ka shprehur pikëllimin me rastin e zhdukjes së dy pjestarëve të policisë pas një aksidenti trafiku në magjistralen Kacanik-Hani i Elezit, transmeton “Zëri.info”.

Përmes këtij postimi Reshitaj ka falendëruar të gjithë pjesmarrësit që po mundohen për gjetjen e trupave të tyre.

Ja postimi i plotë i saj:

Pikëllues lajmi për zhdukjen e dy policëve në lumin Lepenc

Në këto momente të vështira ndajë shqetësimin tim me familjarët, kolegët dhe të gjithë qytetarët tanë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë krenaria e shtetit tonë, ata rrezikojnë jetën për sigurinë e qytetarëve, andaj jemi çdo herë me ta dhe pranë tyre, edhe në momente të tilla të vështira.

Falenderojë Policinë e Kosovës, FSK-në, Agjencinë e Sherbimit Emergjent dhe gjithë ata që po marrin pjesë në zbardhjen e fatit të policëve të zhdukur. /ZERI