Ministrja Reshitaj: Profesori im më ka vjedhë punimin tim shkencorë

Aktuale April 28, 2018 - 22:30
Lexo detajet

Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka folur rreth punimeve të saja shkencore, për të cilat ka thënë se nuk e ka pasur të lehtë t’i bëjë.

Ajo ka thënë se i është vjedhur një punim shkencorë i saj, dhe këtë plagjiaturë profesionale sipas saj, e ka bërë profesori i saj, të cilit nuk i ka përmendur emrin.

“Profesori im e ka vjedhë punimin tim, ai ka bërë plagjiaturë duke e shfrytëzuar punimin tim shkencorë, si të tijin dhe unë jam ndjerë shumë keq, ai e këtë e ka bërë në mënyrë shumë të sofistikuar dhe mua më është dashtë shumë punë për me e kuptu që ai e ka keqpërdor punën time shkencore”, ka thënë Reshitaj në Oxygen të Klan Kosovës.

Reshitaj ka thënë se është ndjerë shumë keq kur ka kuptuar se profesori i saj i ka vjedhur punimin e saj shkencorë.

“Met thanë drejtën jam ndi sikur me ta vjedhë një organ të trupit, sepse nuk është e lehtë me përfundu, dhe me ta vjedhë punimin shkencor është marre”, ka përfunduar Reshitaj.