Koordinatorja e re e OKB-së për Zhvillim arrin në Kosovë

Aktuale April 27, 2018 - 15:01

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka njoftuar për ardhjen e Koordinatores së OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së, Ulrika Richardson e cila mori detyrën e saj më 26 prill 2018.

Para ardhjes në Kosovë, Richardson ishte Koordinatore e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, UNICEF-it dhe UNFPA-së në Kepin e Gjelbër (Amerika Latine - Cabo Verde) që nga marsi i vitit 2013. Më parë, ajo shërbeu si Përfaqësuese e UNDP-së në Gabon dhe Zëvendës Përfaqësuese e Përhershme në Turqi (2007- 2012) dhe Kubë (2004-2007).

Sipas një njoftimi për media nga UNDP, interesimi i saj për çështje ndërkombëtare filloi me këshillin suedez të emigracionit në vitin 1993 dhe jeta e saj profesionale në fushën e zhvillimit, përfshin punën me vullnetarët e OKB-së, ku ajo zhvilloi një program këshillues global për çështje gjinore, me Bankën Afrikane të Zhvillimit në Bregun e Fildishtë dhe përfaqësinë suedeze në Gvinea Bisao.

Ajo ka të kryera studimet pasuniversitare në fushën e Ekonomisë së Zhvillimit në Universitetin e Göteborgut dhe Psikologjisë Sociale në Universitetin e Lundit në Suedi.

Image