Haradinaj takon Daniel Serwer, flasin për proceset euroatlantike dhe politikat e BE-së

Aktuale April 27, 2018 - 12:11
Lexo detajet

Ramush Haradinaj e ka takuar sot analistin për çështjet ballkanike, Daniel Serwer.

"Kënaqësi ta takoj analistin për çështjet e Evropës Juglindore dhe të Kosovës në veçanti, Daniel Serwer", shkruan ai.

Kryeministri thotë se me ekspertin amerikan bashkëbiseduan për proceset që po i kalon Kosova në rrugëtimin e saj euro-atlantik dhe për politikat e BE-së për zgjerim. 

"Këshillat e miqve amerikanë janë të vlefshme për politikën tonë", tha Haradinaj.