Hoti: Ska mocion pa koncenzus të partive

Aktuale April 27, 2018 - 11:29
Lexo detajet

Avdullah Hoti Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së në konferencën javore të këtij subjekti, ka komentuar tryezën e mbajtur nga partia e tij për të cilën tha se është një arritje që të gjitha partitë janë mbledhur me vullnet për të diskutuar për çështjet që preokupojnë vendin, raporton “Zëri.info”.

"Tryeza qe u mbajte gjatë kësaj jave nga LDK është hera e parë që partitë politike mblidhen me vullnet për t’i hapur temat me rëndësi për Kosovën. Ka qenë një konkluzion i të gjithëve se është e nevojshme të vazhdojë ky dialog. Vendi është në krizë dhe për të dalë nga kjo duhet të bëhet bashkë dialog me të gjitha forcat politike. Besojmë që për dy tri tryeza do të arrijmë një konkluzion", ka thënë ai.

Hoti ka treguar qe së shpejti partitë politike do të kenë takim me ambasadorët e BE-së dhe të shteteve të Quint-it.

"Së shpejti do të kemi një takim me ambasadorët e BE-së pastaj me ata të shteteve të Quint-it", ka thënë ai.

Ai komentoi edhe platformat për dialog që i cilësoi si më të dobëtat që janë bërë ndonjë ndonjëherë.

"Reformat për dialog janë reformat më të dobëta që janë premtuar ndonjëherë. Besoj që kur kjo platformë të vie në Kuvend ne do ta themi fjalën tonë", ka thënë ai.

Kurse i pyetur për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Hoti ka thënë se LDK mund të ngris mocion por që sipas tij do ta bëjnë këtë pa pasur një koncenzus mes partive politike.

Ndërkaq i pyetur për mbështetjen e LDK ndaj asociacionit ai tha se është një marrëveshje që është arritur dhe duhet të realizohet. /Zëri/