Thaçi dhe Tusk në samitin Brdo-Brijuni

Aktuale April 27, 2018 - 08:49
Lexo detajet

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në takimin e liderëve rajonalë që mbahet në Shkup, në kuadër të procesit të Brdo Brijunit.

Në këtë takim përveç përfaqësuesve të vendeve ballanik, do të marrë pjesë edhe presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk.

Objektivi kryesor i procesit Brdo-Brijun është mbledhja e të gjithë presidentëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe Sllovenia dhe Kroacia për të forcuar dialogun politik, për të rritur nivelet e besimit dhe për të promovuar zgjidhjen e çështjeve dypalëshe dhe rajonale të pazgjidhura.

Takimi do të fillojë nga ora 16:00. /Rtk/