Veseli për aferën 'Pronto': Disa po tregohen më katolikë se papa

Aktuale April 26, 2018 - 21:45
Lajmet

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për aktakuzat rreth aferës "Pronto”.

Ai tha në Rubikon se nuk do të ndërhyjë në këtë proces dhe se ky është qëndrim i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Nuk është mirë disa të tregohen më katolikë se papa”, deklaroi Veseli duke ju drejtuar subjekteve të tjera politike, e qe sipas tij, në këtë aspekt nuk qëndrojnë më mirë.

“Secila parti, qoftë në Komuna qoftë në dikastere qendrore e kanë ndërtuar një praktikë kur militantë partiakë shkojnë më tepër dhe orientohen atje për tu emëruar atje. Nuk e pranoj si fakt dhe jam duke u munduar ta ndryshoj", ka thënë ai.