Brnabiq: Për hir të serbëve, do të nënshkruaja që Kosova të bëhet pjesë e OKB’së

Aktuale April 26, 2018 - 20:54
Lexo detajet

Asnjëherë nuk do të frikësohem që të nënshkruajë gjithçka që është në të mirë për qytetarët e Serbisë që të kenë siguri të plotë dhe garanci të plotë, kjo u tha nga kryeministrja serbe Ana Brnabiq, raportojnë mediat serbe.

Ajo me këtë deklaratë iu përgjigj deputetit të SDS-së, Miroslav Aleksic i cili e pyeti se a është e gatshme të nënshkruajë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që i jep karrige të Kosovës në OKB.

Bernabiq tha se do të luftojë çdo ditë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për çështjen e Kosovës për krijimin e një situate më të mirë. /Periskopi/