Shtyhet seanca plenare, kjo është arsyeja

Aktuale April 26, 2018 - 20:09

Me vetëm 43 deputet në sallë, seanca pleanere ku ishin të parapara të mbahen 4 interpelanca, është shtyre për një afat të pacaktuar raporton “Zeri.info”.

Pas një pauze një orëshe, nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, në mungesë të deputetëve për votim të mocionit të Vetëvendosjes e ndërpreu seancën.

“Në këtë pikë do duhej të procedonim me votim por në sallë janë vetë 43 deputet në sallë, konsideroj që nuk mund të vazhdojmë punën. Për kohën dhe vazhdimin e seancës do të vendos kryesia e Kuvendit”, tha Shala/ZERI