Kurti flet për kontratën 'Contour Global', e quan abuzive

Aktuale April 26, 2018 - 16:50
Lexo detajet

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti duke folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se Kosovës i mungon një strategji zhvillimore për energjinë, raporton “Zeri.info”.

“Kosova aktualisht nuk e ka një strategji zhvillimore për të cilën do kishin punuar subjektet politike apo profesionistët më të shquar të vendit. Mos pasja e një strategjie zhvillimore na ka sjell në pikën që në 10 vitet e fundit kemi lëvizur nga ndërtimi i kapaciteteve të reja prej 3000 megawat tek ato që pretendohen tani me kontratën abuzive “Contour Global” në 500 megwat”, tha Kurti

Sipas tij në Kosovë energjia e cila shpenzohet për amvisëri është 7-8 herë më e madhe sesa ajo për industri ndërsa në Maqedoninë fqinje ky raport është për gjysmë.

Ai ka kritikuar privatizimin e KEK-ut, proces ky që sipas tij ende po sjell pasoja për vendin.

“Qeveritë nga viti 2008 e këtej kanë qenë jo vetëm të paqarta po edhe të dëmshme, në vend se të ndërtohej politikë me kahje zhvillimore pushteti e privatizoj një pjesë shumë të rëndësishme të KEK-ut, rrjetin e përgjithshëm të shpërndarjes por edhe furnizimin. Pasojat e këtij veprimi i vuajmë edhe sot e kësaj dite”, tha Kurti.

Asnjë bord i KEK-ut sipas Kurtit përfshirë edhe kohën kur drejtohej nga ndërkombëtarët nuk ka pasur guxim të i bëj ballë zhvatjeve që janë bërë në këtë institucion ndër vite. /Zëri/