VV i bënë një dhuratë qesharake Lutfi Hazirit

Aktuale April 26, 2018 - 16:23

Këshilltarët komunal të Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, kanë organizuar një aksion para zyrës së kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, me ç’rast ia kanë dhuruan një stufë me dru, për ta përdorur si souvenir diku në zyrën e tij.

Ky aksion erdhi si revoltë ndaj injorancës së kryetarit Haziri gjatë seancës së pestë të Kuvendit që u mbajt po sot, ku ai injoroi tërësisht shqetësimin e ngritur nga këshilltarja komunale e LVV-së, lidhur me gjendjen e mjerueshme në të cilën gjendet shkolla fillore “Vehbi Ibrahimi”, në fshatin Uglar.

Arbëreshë Kryeziu Hyseni, gjatë seancës e paraqiti me foto gjendjen e kësaj shkolle, duke dhënë imazhe të dhimbshme të shkollës, e cila ngrohet me stufa me dru, ka dyer dhe dritare të shkatërruara, ka inventar që ka mbetur nga viti 1984 kur shkolla është ndërtuar, ndërkaq si pasojë e mungesës së rrethojës së shkollës, nxënësit rrezikohen nga qentë endacakë dhe bagëtia e fshatit kullosë gjatë gjithë kohës në këtë oborr.

Ky shqetësim mjaft serioz dhe i kamotshëm i banorëve të fshatit Uglar, nuk ia vrau aspak ndërgjegjen kryetarit Lutfi Haziri, i cili tha se edhe ai kur ka qenë nxënës lopët kanë kullosur vazhdimisht në shkollën e tij dhe nuk është marre, duke shtuar se nuk “bohet beti” mu ngrohë nxënësit me “koftora”, sepse sipas tij, stufat me dru janë pjesë e orendive tona shtëpiake.

Dhe meqenëse Lutfi Haziri jeton në një shtëpi tejet luksoze, njëjtë sikurse vepron në një zyre të mobiluar sipas kohës moderne, këshilltarët e LVV-së në Gjilan, i kanë dhuruar atij një stufë me dru, që ta ketë si suvenir në zyrën e tij.

Ndryshe, pavarësisht kërkesave të shumta që drejtori i shkollës fillore “Vehbi Ibrahimi” ka adresuar në Drejtorinë e Arsimit në Gjilan dhe në zyrën e kryetarit të komunës dhe është injoruar vazhdimisht, tek së fundi kur ka arritur të paktën të njoftojë ushtruesen e aktuale të detyrës së drejtoreshës së Arsimit Majlinda Hoxha për gjendjen e shkollës, ndërkaq pavarësisht se ka provuar prapë që të njëjtën gjë ta bëjë edhe me kryetarin e komunës, nuk ka arritur të marrë përgjigje.

Ndërkaq vet Lutfi Haziri, gjatë seancës, e pranoi që shkolla fillore e fshatit Uglar, ka qenë e lënë pasdore sa i përket investime, duke u kapur në atë se i është dhënë prioritet fshatit në ndërtimin e urave dhe rregullimin e shtratit të lumit, të dyja këto iniciativa vetanake të banorëve të fshatit, pas as edhe më të voglën përkrahje nga ana e institucioneve komunale thuhet në reagimin e LVV dega në Gjilan./rajonipress

Image