Haradinaj ‘godet’ Konjufcën, thotë se qëllimisht nuk po e thotë të vërtetën

Aktuale April 26, 2018 - 16:26
Lexo detajet

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë interpelancës së sotme ku po flitet për reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike, e kundërshtoi fjalimin e Shefit të Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca duke thënë se ai qëllimisht po keqinformon deputetët për energjinë, raporton “Zeri.info”

“Konjufca na elaboroi zhvillimet që kanë ndodh në energji krejtësisht me të dhëna të gabuar, jam i bindur që e bënë qëllimshëm sepse e dinë të vërtetën po demagogjia e partive nuk ka kufij”, tha Haradinaj.

Duke folur për problemet e energjisë Haradinaj tha se kur ai mori qeverisjen, nuk kishte thëngjill rezervë, por që ai është duke u munduar të sigurojë atë.

LEXO EDHE: Konjufca: Qytetarët po paguajnë shumë shtrenjtë për rrymë

“Qeverinë e kemi marrë në shtator, dhe atëherë ka qenë i harxhuar thëngjilli rezervë, dhe njëkohësisht ka pasur me u ndërpre mihja sepse nuk ka ndodhur zhvendosja e atyre që ka qenë e paraparë të ndodhë. Nëse dikush e gjen që nuk është kështu në Kosovë urdhëroni, i madh i vogël e din që kështu ka qenë, edhe Vetëvendosje në atë që ka mbet nga Vetëvendosje e dinë këtë”, tha Haradinaj.

Ai tha se Qeveria e Kosovës deri më tani ka arritur që të prodhoj energji, por që nuk ka arritur ende që të sigurojë qymyr rezervë, pavarësisht se ky proces tashmë ka filluar/ZERI