Komuna njofton se do të ketë ndërprerje të ujit në këtë lagje

Aktuale April 26, 2018 - 15:47
Lexo detajet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme banorët e rrugës “Fehmi Agani” nuk do të kenë ujë nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 të pasdites, transmeton "Zëri.info". 

Komuna thotë se kjo ndërprerje e ujit do të bëhet pasi që do të instalohet rrjeti i ri i ujësjellësit në këtë rrugë.

“Komuna e Prishtinës njofton banorët e rrugës “Fehmi Agani” se nesër, e premte, 27 prill 2018 në mes të orës 08:00 – 16:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në këtë lagje", thuhet në njoftimin e Komunës. /Zëri/ 

Image 
Image