Donika Kadaj vazhdon të vuaj nga 'sëmundja' e Vetëvendosjes

Aktuale April 26, 2018 - 15:39
Lexo detajet

Është duke u zhvilluar seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, në të cilën janë tetë pika të rendit të ditës dhe katër interpelanca të kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Ndërkohë është pikërisht deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi e cila ka tërhequr vëmendjen e medieve pikërisht nga një roman që gjendej pranë saj.

Romani që Kadaj-Bujupi ka vendosur ta lexojë përgjatë këtyre ditëve ka një titull të veçantë “Mos më lër të shkoj” me autor, Kazuo Ishiguro.

Siç duket Kadaj-Bujupi ka vendosur mos t’u ndahet librave edhe kur gjendet në seancë të Kuvendit të Kosovës.

Image
Image


]