Edhe mediat serbe të habitura me lirimin e kriminelit serb, e quajnë përbindësh

Aktuale April 26, 2018 - 15:41
Lexoni më shumë detaje

Vrasësi i 14 civilëve shqiptarë që i takonin familjes Bogujevci, është liruar nga burgu para kohe, kjo për shkak të sjelljes së tij të mirë gjatë vuajtjes së dënimit, transmeton Zeri.info.

Sasha Cvjetan, ish pjesëtari i grupit famëkeq “Skorpionët”, ishte dënuar për krimin e rëndë kundër 14 civilëve shqiptarë, ku shtatë prej tyre ishin fëmijë të moshës nga 2 deri 15-vjeç si dhe shtatë femrave, si dhe për plagosjen e rëndë të pesë fëmijëve të tjerë në oborrin e familjes Gashi në Podujevë më 28 mars të vitit 1999.

Por për habi, ai tani është liruar me kusht me vendimin gjykatës së lartë të Beogradit dhe në bazë të sugjerimit të qendrës së paraburgimit në Sremska Mitrovicë, përcjell “Zëri”.

Image

 

LEXO EDHE: Gjykata në Beograd liroi autorin e masakrës së familjes Bogujevci, arsyetimi do t’ju trondit

Por ky veprim ka nxitur reagime të ashpra jo vetëm në Kosovë, por edhe në vetë Serbi, kjo për faktin se ky kriminel nuk kishte kërkuar kurrë falje për krimet e tij, transmeton më tutje "Zëri".

Të ashpra ishin edhe disa nga mediat kryesore serbe, ku gazeta “Blic”, e ka quajtur vendim skandaloz, pasi bëhet fjalë për një përlindësh që ka kryer krime të rënda kundër civilëve të pafajshëm.

Edhe Fondi për të Drejtat Humanitare i cili përcjell gjykimet për krimet e luftës në rajon, e ka gjykuar këtë lirim të paarsyeshëm të një vrasësi fëmijësh dhe grash, duke theksuar se edhe dënimi i tij ka qenë shumë i vogël që në fillim, duke marrë parasysh numrin e viktimave dhe vuajtjet e tyre./ZERI