Nuk kalojnë emrat për anëtarë të Bordit të AKP-së

Aktuale April 26, 2018 - 15:32
Lexo detajet

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar propozim vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e gjashtë anëtarëve të bordit të AKP-së.

Kjo pasi nuk pati kuorum për vendimmarrje, meqë votuan vetëm 50 deputetë, ani pse në sallë ishin me shumë se 80 deputetë.

LEXO EDHE: Nuk kalon Projektligji për transferimin e personave të dënuar nga Hungaria

Po ashtu nuk ka kaluar as projektligji për ratifikimin e traktatit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë për transferimin e personave të dënuar, pasi as për këtë pikë nuk pati kuorum, meqë për t’u miratuar duheshin dy të tretat e votave.