Nuk kalon Projektligji për transferimin e personave të dënuar nga Hungaria

Aktuale April 26, 2018 - 15:12
Lexo detajet

Me vetëm 79 vota për nuk ka kaluar Projektligji për Shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë për transferimin e personave të dënuar, raporton “Zëri.info”.

Pasi që nevojiten 80 vota, votimi u përsërit mirëpo prapë votuan deputetët e njëjtë me po të njëjtin numër.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan as Propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Për këtë propozim-vendim votuan vetëm 49 deputetë, 45 për dhe 4 deputet abstenuan.

Në anën tjetër Rekomandimet për skandalin e mishit të prishur në Kosovë, sipas kërkesës së deputetëve Ganimete Musliu dhe Salih Salihu kaloi me 75 vota për./ZERI