Fillon vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit

Aktuale April 26, 2018 - 14:51
Lexo detajet

Ka filluar me një orë vonesë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të mbahen 4 interpelanca të kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Në këtë seancë ndryshe nga javën e kaluar, është i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

LEXO EDHE: Më në fund Haradinaj shkon në interpelancë

Po ashtu në rend dite janë edhe  8 pika të tjera, përfshirë Ratifikimi i Traktatit Kosovë-Hungari për transferimin e të dënuarve; Emërimi i 6 anëtarëve të Bordit për AKP-së; votimi i Mocionit nga Interpelanca për Sistemin Informativ Shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore; Votimi i rekomandimeve nga debati për skandalin me mish nga Belgjika; Votimi i rekomandimeve nga debati për korrupsionin si kriter për liberalizim; formimi i Komisionit Hetimor për rastin e dëbimit të  6 shtetasve turq etj. /ZERI