Më në fund Haradinaj shkon në interpelancë

Aktuale April 26, 2018 - 14:33
Shfaqet në Kuvend kryeministri Ramush Haradinaj

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën plenare në të cilën pritet të mbahen katër interpelanca, raporton “Zeri.info”.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ishte thirrur gjatë javës së kaluar që të marrë pjesë në interpelancë, por për shkak të vizitave të tij jashtë vendit ai kishte munguar.

Pas mungesës në këto interpelanca, më në fund ai sot është parë në sallën e Kuvendit të Kosovës, raporton “Zeri.info”. 

Haradinaj shihet duke biseduar me deputetin e NISMA-së, Bilall Sherifin si dhe me deputetin e PDK-së, Memli Krasniqin.

Interpelanca e sotme ishte paraparë që të filloj në ora 14:00, por akoma nuk ka filluar, përcjell “Zeri.info”.

Po ashtu në rend dite janë edhe  8 pika të tjera, përfshirë Ratifikimi i Traktatit Kosovë-Hungari për transferimin e të dënuarve; Emërimi i 6 anëtarëve të Bordit për AKP-së; votimi i Mocionit nga Interpelanca për Sistemin Informativ Shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore; Votimi i rekomandimeve nga debati për skandalin me mish nga Belgjika; Votimi i rekomandimeve nga debati për korrupsionin si kriter për liberalizim; formimi i Komisionit Hetimor për rastin e dëbimit të  6 shtetasve turq etj. /ZERI/

Image

Image

Image