Kurti përkulet të varri i Alija Izetbegoviq, por ende nuk e ka vizituar varrin e Rugovës

Aktuale April 26, 2018 - 12:58
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Lideri i Vetëvendosjes ka bërë nderime te varri i presidentit të ndjerë Alia Izetbegoviq dhe te monumenti i 1.601 fëmijëve të vrarë në Sarajevë.

“Gjenocidi në Kosovë i pranverës së vitit 1999, u zbatua nga operacioni ushtarak i Serbisë ‘Patkoi’ i cili i dëboi rreth 860 mijë shqiptarë nga Kosova dhe vrau afër 10 mijë civilë të paarmatosur. Gjenocidi në Sarajevë u zbatua përgjatë gati katër vjetëve, saktësisht 1.425 ditëve, aq sa zgjati rrethimi i hekurt i qytetit. U vranë 11.541 civilë (nga të cilët 1.601 fëmijë) kurse u plagosën a lënduan mbi 50 mijë të tjerë. Për çdo ditë mbi qytet binin mesatarisht 329 granata. Gjatë qëndrimit në Sarajevë bëra nderim dhe vendosa lule të freskëta te varri i kryetarit të parë të B&H, Alija Izetbegoviq, dhe te monumenti i fëmijëve sarajevas të vrarë gjatë luftës”, ka shkruar Kurti.

Alija Izetbegoviq ka qenë president i Bosnjës gjatë luftës në vitet ’90-të dhe ka qenë kryekomandant i ushtrisë.

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili gjatë luftës ka qenë zëdhënës i UÇK-së, ende nuk e ka vizituar varrin e presidentit Ibrahim Rugova, i cili nga një pjesë e krahut të luftës cilësohet si sabotues i luftës çlirimtare.

Image

Image