Kërkohet ndihmë për shërimin e Jolla Rexhepit nga Gjilani (FOTO & VIDEO)

Aktuale April 26, 2018 - 12:45
Familja Rexhepi jeton në kushte të vështira ekonomike, madje kjo familje nuk ka as shtëpi të vet

Jolla Rexhepi nga komuna e Gjilanit që nga viti 2009 ka të paralizuar gjysmën e trupit.

Përveç kësaj, ajo ka vështirësi edhe në të folur pasojë kjo e marrë nga sëmundja që ajo ka.

Për shkak të gjendjes jo të mirë financiare bashkëshorti i saj, Muhamet Rexhepi, kërkon ndihmën e qytetarëve për të blerë barnat, të cilat sipas tij kanë një çmim shumë të lartë.

Image

 

“Po e shihni edhe vetë si është gjendja, gruaja ime është e palëvizshme, prej ditës që ka pësuar sulmin, ka edhe problem me veshkën e majtë e cila është jofunksionale, barnat e saj më kushtojnë mbi 300euro në muaj”, ka thënë ai për “Zërin”.

Sikur të mos mjaftonte vetëm sëmundja e Jollës, familja Rexhepi pritet të mbetet edhe pa kulm mbi kokë, kjo sepse shtëpia në të cilën janë duke banuar momentalisht nuk është e tyre dhe pronari i ka lënë të qëndrojnë aty deri në maj të këtij viti.

Image

 

“Pronari i banesës më ka bërë shumë të mira, për shkak të gjendjes në të cilën jam më ka liruar 4 muaj nga pagesa, vazhdimisht më ka ndihmuar”, ka treguar ai.

Rexhepi kërkon nga njerëzit që kanë mundësi të ndihmojnë për, të hollave për shërimin e bashkëshortes, si dhe sigurimi i një kulmi mbi kokë.

Për më shumë detaje rreth ndihmës financiare të Jollës, ju lutem kontaktoni në numrin e telefonit të bashkëshortit Muhamet Rexhepi: 044/ 478 - 290 apo për të dërguar të holla në xhirollogarinë bankare në bankën Raiffeisen: 1507001004841062

Image

Image

Image

Image

Image