Dënohet me burg taksisti nga Kosova që sulmonte seksualisht pasagjerët femra

Aktuale April 26, 2018 - 12:22
Lexo detajet

Një ish shofer taksie që sulmoi seksualisht pasagjerët femra gjatë dy vjetëve në detyrë, u dënua me burgim edhe për 22 muaj të tjerë. L. (Leon) Jakupaj - i cili tashmë është duke vuajtur dënimin me katër vjet burg për futjen me dhunë në shtëpinë e një pasagjeri femër në maj të vitit 2016 - iu shqiptua një tjetër masë burgimi të mërkurën në një rast tjetër në Gjykatën Supreme të Newfoundland në Kanada, raporton “The Telegram”, transmeton zeri.info

34-vjeçari u dënua në janar për dy akuza për sulme seksuale si pasojë e incidenteve që ndodhën edhe në pranverën e vitit 2016, kur ai ishte në detyrë si shofer në City Wide Taxi.

Jakupaj sulmoi gruan e parë pas marrjes së saj në qendër të qytetit për ta dërguar atë në shtëpinë e saj në Pardise. Gjatë rrugës ai u ndal afër disa pemëve dhe me forcë e puthi atë duke ia futur gjuhën në gojë. Gruaja, 24 vjeçe arriti ta shtynte atë dhe doli nga makina, pastaj Jakupaj u largua.

Ai sulmoi një femër tjetër, 19 vjeçe, duke e çuar atë me taksi në shtëpi në malin Pearl në një mbrëmje me miqtë e saj, ku edhe iu bashkua festës. Derisa ajo po dilte nga një banjë bodrumi, Jakupaj e mbështeti atë në mur, duke e puthur me forcë dhe i tërhoqi pantallonat e saj pjesërisht poshtë. Jakupaj, i cili është shtetas kanadez, por u rrit në Kosovën e shkatërruar nga lufta, shërbeu si ushtar për tre vjet dhe erdhi në Kanada në vitin 2007. Ai nuk kishte asnjë dosje penale deri në pranverën e kaluar./Zeri