Abrashi Ahmetit: Mos bëj mashtrime

Aktuale April 26, 2018 - 11:21
Lexoni më shumë detaje

Në konferencën e javore të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ish-kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka folur për kryeqytetin, raporton "Zeri.info".

Sipas tij në Komunën e Prishtinës ka ulje drastike të të hyrave.

“Kemi ulje të të hyrave në Komunën e Prishtinës. Prishtina do të stagnoj në kryerjen e detyrave të saj si pasojë e keqmenaxhimit nga kryetari i komunës", k thënë ai.

Abrashi po ashtu ka kritikuar edhe mos pasjen e mjaftueshme të mjeteve për qytetarët dhe këtë gjë ai e krahason me tre mujorin e vitit të kaluar, raporton tutje "Zeri.info".

"Kemi ulje drastike të të hyrave që më pas ndikojnë edhe në buxhetin e shtetit. Aty ku me të vërtetë duhen mjete për qytetarët ka ulje drastike krahasuar me tre mujorin ë parë të vitit të kaluar", ka thënë tutje ai.

Lidhur me investimet e në kryeqytet Abrashi ka thënë së këto investime mungojnë.

“Nuk po duket mirë Prishtinës pasi që duhen investime kapitale. Po flasim për në dështim total të investimeve kapitale. Ne i kërkojmë kryetarit që të mos bëj mashtrime. Mbi 70 milionë janë në dispozicion të Komunës së Prishtinës për investime në këtë komunë ndërsa në tërësi kjo shkon deri mbi 80 milionë", ka thënë Abrshi. /Zëri/