Londra ‘kërcënon’ Beogradin dhe vendet e tjera për Kosovën

Aktuale April 26, 2018 - 10:35
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Britania e Madhe i ka dhënë mesazh të qartë Serbisë dhe vendeve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën.

Sipas portalit serb “Srbija Danas”, Londra zyrtare ka kërkuar nga Beogradi dhe vendet që nuk e kanë njohur Kosovën që ta rishqyrtojnë njohjen e tyre për Kosovën, përcjell “Zeri.info”.

Sipas këtij portali, Britania e Madhe ka hyrë në luftë të hapur me Serbinë në të cilën nuk do të zgjedhë mjete për ta rrëzuar presidentin Aleksandër Vuçiq dhe pushtetin në Beograd, për ta ndarë Serbinë nga Rusia dhe për t’ia siguruar Kosovës pavarësinë e plotë dhe ulësen në Kombet e Bashkuara, përcjell "Zeri.info".

LEXO EDHE: Vuçiq: Autostrada Nish-Prishtinë krijon lidhje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve

“Srbija Danas”, shkruan më tutje se nga Londra zyrtare ka arritur mesazhi i qartë për Serbinë dhe për vendet që rishqyrtojnë njohjen e tyre të Kosovës ose që Serbinë e përkrahin në ndonjë mënyrë: "Do ta shkelim çdokënd që do ta përkrahë Serbinë". /ZËRI/