Bahtiri: Kurti është më i favorshëm se Thaçi për të udhëhequr dialogun
Aktuale
April 25, 2018 - 21:58
Kjo është arsyeja sipas Agim Bahtirit
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka theksuar se më mirë do të ishte që shefi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ta drejtonte dialogun e Kosovës me Serbinë.
Ai në RTV Dukagjini, ka thënë se Kurti ka njohuri dhe është i përgatitur për ta udhëhequr këtë proces.
“Është i dobishëm nëse do të jetë pjesë e dialogut. Nëse më bëhet pyetje, se në mes Thaçit dhe Kurtit kush do të duhej ta drejtojë dialogun me Serbinë, unë do të thoja Kurti”, ka theksuar Bahtiri.