Merkel u jep shpresë vendeve të Ballkanit Perëndimor

Aktuale April 25, 2018 - 21:46
Kjo është deklarata shpresëdhënëse e kancelares gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se është e bindur se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane dhe se ato mund të bëhen anëtare të BE-së një ditë.

"Gjermania dëshiron të mbështesë, Gjermania dëshiron të jetë e dobishme", tha Merkel përpara takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Berlin.

LEXO EDHE: Merkel flet pas takimit me Ramën

Merkel i lavdëroi përpjekjet e Shqipërisë në reformën e sistemit gjyqësor të vendit, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Rama u tha gazetarëve se është krenar me reformat dhe se vendi i tij mund të merret si model për shtetet e tjera në rajon.

Javën e kaluar, Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. /REL/